Bogdanovic: Beogradi, gati për kompromis
Beograd, 6 qershor - Drejtuesi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka thënë se Beogradi zyrtar është i gatshëm për kompromis, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Askush nga negociatorët tanë nuk është i gatshëm të tejkalojë linjat e kuqe, dhe kjo është dëgjuar nga negociatorët, por edhe nga presidenti Boris Tadic, ka thënë Bogdanovic, bën të ditur Telegraf.
Sipas tij, në qeverinë serbe nuk ka asnjë njeri i cili me nënshkrimin e tij do të pranonte pavarësinë e Kosovës.