Boganoviç: Strukturat në veri, shtyllë e ekzistencës së Serbisë
Prishtinë, 30 janar - Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se institucionet serbe në veri janë shtyllë e ekzistencës kombëtare të Serbisë në Kosovë ndërsa ka shtuar se qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare të këtij vendi do të mbahen edhe në territorin e Kosovës.
Prandaj, e gjithë energjia duhet investuar në ruajtjen e institucioneve, por është i nevojshëm edhe racionalizimi i tyre, sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në komunat ku nuk jetojnë serbët, ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.
Ai ka përsëritur se shteti serb është kundër referendumit të veriut, të cilin e kanë planifikuar serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, me qëllim deklarimin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
Dhjetorin e kaluar, strukturat paralele serbe në veri i kanë kushtuar Serbisë me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.