22 Dhjetor 2024

Bloomberg pezulloi aktivitetin në Rusi dhe Bjellorusi

New York, 30 mars - “Bloomberg LP”, një nga ofruesit kryesorë në botë të informacionit financiar, ka njoftuar pezullimin e operacioneve në Rusi dhe Bjellorusi.

“Kompania ka pezulluar të gjitha operacionet në të dyja vendet”, thuhet në një njoftim të kompanisë me seli në New York.

Klientët e Bloomberg në të dy vendet në fjalë tani nuk do të kenë më qasje në asnjë nga produktet e kompanisë, duke përfshirë terminalin e dhënave financiare dhe platformat elektronike të tregtimit.

Funksionet e tregtimit për letrat ruse me vlerë gjithashtu do të bllokohen në përputhje me sanksionet ndërkombëtare, thuhet në vijim të njoftimit të kompanisë.

Kurse faqja e internetit “Bloomberg.com”, e cila publikon lajme, të dhëna dhe analiza financiare e ekonomike, do të vazhdojë të jetë aktive.

Nga ana tjetër, “Bloomberg Philanthropies”, një shoqatë bamirëse e krijuar nga themeluesi i kompanisë, Michael Bloomberg, ka premtuar 40 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas me ndihma, materiale dhe ushqim.

Ndihma do të ofrohet përmes OJQ-së së Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe World Central Kitchen, fondacioni i kuzhinierit spanjoll José Andres.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)