Blic: Omani dhe Guineja e tërheqin njohjen e Kosovës

Beograd, 8 shtator - Zyrtarët e Serbisë në takimet bilaterale gjatë kohës së Samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve gjatë kësaj jave në Beograd kanë marrë informata se shteti i Azisë Omani dhe ai i Afrikës Guinea Bisao i kanë tërhequr vendimet mbi njohjen e Kosovës.
Kjo është hera parë nga shpallja e pavarësisë që ndonjë shtet të vendos për një hap të tillë.
Sikurse shkruan të enjten gazeta e afërt me qeverinë Blic, shefi i delegacionit të Omanit i ka njoftuar zyrtarët serb se Omani kurrë nuk e ka njohur pavarësinë edhe pse njohja e tyre në Prishtinë është kremtuar.
Gjithashtu Guinea Bisao ka hyrë në procesin e njohjes por deputetët kanë kundërshtuar dhe procedimi është stopuar thekson burimi i gazetës Blic.
Bashkëbiseduesi i gazetës ka vlerësuar se do të ketë edhe vendime të tjera të tilla. Kurse në një vend afrikan po zhvillohen hetimet kundër një zyrtari të lartë i cili ka marrë para nga afaristi shqiptar për ta shty vendimin mbi njohjen, shkruan Blic.