23 Dhjetor 2024

Blair: Të ardhurat nga libri edhe për veteranët e Kosovës

Londër, 18 gusht - Të gjitha të ardhurat nga autobiografia e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Toni Bler, do t’i jepen organizatave që ndihmojnë veteranët e luftës, ka njoftuar zyra e tij në Londër.

Sipas zëdhënësit të ish-kryeministrit britanik, duke marrë një vendim të tillë, Toni Bleir respekton kurajon dhe sakrificat e bëra nga forcat e armatosura.

Si kryeministër, ai i pa këto cilësi nga afër në Irak, në Afganistan, Irlandën e Veriut, Siera Leone dhe Kosovë. Karrierën e tij politike dhe përvojën si kryeministër i Britanisë së Madhe, Blair, e ka shpalosur së fundmi në një libër autobiografik, të titulluar “A Journey” (Udhëtimi).

Gjatë prezantimit, Blair ka thënë se libri përshkruan vendimmarrjet e vështira, uljet e ngritjet e dhjetë vjetëve në zyrë dhe i dërgon lexuesit në prapaskenat e jetës politike.

Ai përshkruan edhe rolin e tij në politikën ndërkombëtare, duke e vendosur atë krah Bill Clinton, Barack Obama e George w. Bush.

Në libër përshkruhen edhe momentet e shtrëngimit të duarve me Nelson Mandela-n para kamerave dhe gjithashtu duke përshëndetur një turmë të ngazëllyer në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)