12 Janar 2025

Blair: Ndërhyrja në Kosovë ishte e duhur

Tiranë, 4 tetor - Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se ndërhyrja në Kosovë ka qenë e duhur. Ai ka thënë se Kosova sot është e pavarur dhe populli i saj ka mundësi të zhvillohet mirë në rajon dhe të ecë drejt përpara.

“Kam marr pjesë në shumë ndërhyrje, por mendoj se Kosova ka qenë ndërhyrja e duhur. Kështu mendoja atëherë, kështu mendoj edhe sot. Duhet të ndërhynim.\"

\"Besoj se nëse toleron spastrimin etnik atëherë ke lejuar jo vetëm aktin, por ke lejuar të tjerët të thonë shiko se kjo që bëhet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyn.\"

\"E ky është mesazh shumë i keq. Kur i kam vizituar kampet e refugjatëve dhe kur e kuptova se çfarë kishin vuajtur, mendova se të qëndronim mënjanë do të ishte tërësisht e gabuar sepse është pjesë e sistemit tim të vlerave dhe besimit tim që në fillim të karrierës sime politike që bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë autoritet tek ata njerëz që pësojnë shtypjen dhe duhet të qëndrojë krah tyre”, ka thënë Blair, raporton gazeta “Shekulli”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)