Blair: Fati i euros varet tërësisht nga Gjermania
Londër, 19 qershor - ish-Kryeministri britanik Tony Blair vlerësoi se fati i monedhës së vetme evropiane do të jetë tërësisht i varur nga vendimet e qeverisë gjermane.
Në një intervistë për BBC Blair, i cili udhëhoqi qeverinë britanike për 10 vjet me radhë /1997-2007/, deklaroi se euro nuk do të jetë në gjendje që të mbetet monedhë kryesore e BE-së, nëse në të ardhmen e afërt si disa vende të veçanta të BE-së, po ashtu dhe e gjithë struktura e tij në tërësi, nuk do tia hyjnë seriozisht rrugës së reformave radikale.
Gjatë kësaj ai theksoi, se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Gjermania do të bëjë çmos për të shpëtuar monedhën unike evropiane.