11 Janar 2025

Blair: Britania nuk duhet të dal nga BE

Londër, 5 shkurt -  Ish-kryeministri britanik Tony Blair miraton 90% të komenteve të David Cameron për Europën, por paralajmëroi “një problem shumë të madh”, nëse vendi i tij do të votojë daljen nga Bashkimi Europian.

Duke folur për emisionin politik të Endrju Merr, ish-kryeministri laburist, gjatë viteve 1997-2007, tha:

“Nëse ne ushtrojmë peshë, ndikim dhe pushtet në botë, përse duhet të shkëputemi nga unioni më i madh politik dhe nga tregjet ekonomike, që janë kaq afër nesh?”.

Në një fjalim muajin e kaluar, kryeministri britanik David Cameron premtoi zhvillimin e referendumit “Brenda apo Jashtë BE-së” përpara vitit 2018, nëse konservatorët do të fitojnë sërish zgjedhjet në vijim.

Shqetësimet po shtohen në radhët e konservatorëve për zhvillimet brenda Bashkimit Europian, veçanërisht mbi integrimin financiar dhe politik të vendeve anëtare të Eurozonës.

Tony Blair tha se “vendimi do të ulë peshën e Britanisë së Madhe në bote dhe do të sjellë shumë pasiguri përpara zgjedhjeve”.

Mbështetësit e Cameron thonë se Bashkimi Europian është shumë i shtrenjtë dhe i papërballueshëm për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Sipas tyre, një marrëdhënie krejtësisht ekonomike, do të ishte zgjidhja më e mirë për të dy palët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)