07 Maj 2024

Biznesmenët turq kërkojn heqjen e vizave drejt Evropës

Strasburg, 20 tetor - Sipërmarrësit turq në Evropë diskutuan fuqinë dhe të ardhmen e "diasporës turke" në Parlamentin Evropian.

"Dikur Evropa ishte e ardhmja e etërve dhe nënave tona, tani ne jemi e ardhmja e Evropës", u shprehën afaristët turq dhe kërkuan që t'i jepet fund torturës së aplikimit të vizës ndaj tyre.

Në një konferencë, ku morën pjesë mbi 200 biznesmenë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Anglia dhe Danimarka, u morën në shqyrtim "propozimet për zgjidhjen e krizës në Evropë nga syri i sipërmarrësve turq".

Afaristët turq në Evropë kërkuan që të përfundojë aplikimi i vizave ndaj investitorëve nga Turqia, me të cilët ata dëshirojnë të punojnë në fusha të ndryshme.

Në konferencë lanë gjurmë pohimet e parlamentarit gjerman me prejardhje greke, Jorgo Haxhimarkakis, lidhur me vendin e tij të origjinës, Greqinë.

"Në Turqi ka një shtet që funksionon siç duhet. Kurse në vendin tim unë shikoj veç një shtet të rrënuar", tha Haxhimarkakis.

Parlamentari gjerman vuri gishtin mbi dëshirën për sukses e të rinjve turq në vendin e tij, ndërsa theksoi se e tremb jashtë mase "largimin e trurit" nga Gjermania drejt Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)