29 Prill 2024

Biserko: Serbia pengesë për progresin e rajonit në BE

Prishtinë, 14 prill - Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi Sonja Biserko, ka lëshuar akuza të rënda ndaj shtetit serb.

Ajo në mbledhjen e hapur të deputetëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka thënë se dëshira e Serbisë për dominim mbi fqinjët është njëra nga pengesat më të mëdha në përparimin e vendeve të rajonit karshi Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe.

Biserko ka thënë gjithashtu se edhe Bosnja Hercegovina përballet me kriza të vazhdueshme, sidomos për shkak të politikës së Beogradit.

Ndërkohë përfaqësuesit e parlamentit serb nuk kanë qënë të pranishëm në mbledhjen e hapur të deputetëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe theksohet se arsyeja e mungesës së tyre janë teknike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)