12 Janar 2025

Biserko: Serbia duhet t’i ndryshojë qëndrimet në rajon

Beograd, 20 prill - Kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës është lajm i mirë për Serbinë, për Kosovën dhe për gjithë rajonin “meqë përmbyll çështjen ballkanike të kufijve, e cila deri më tanin rrinte pezull në ajër”.

“Marrëveshja është një tregues se edhe njëra, edhe tjetra palë janë të vetëdijshme se sa do të humbnin në rast të dështimit, para së gjithash në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë ajo.

“Kjo tregon se Serbia nuk ka alternativë tjetër dhe as opsion tjetër, dhe se opsioni evropian për Serbinë është imperativ. Serbia tani në mënyrë kualitative duhet t’i ndryshojë qëndrimet e saja ndaj gjithë rajonit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)