14 Janar 2025

Bisedohet për zhbërjen e “mbrojtjes civile”

Bruksel, 20 mars - Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës në Bruksel për çështjet e zhbërjes së strukturës ilegale të sigurisë të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha veprimet që duhet të merren lidhur me zhbërjen e plotë dhe efektive të kësaj strukture ilegale sipas marrëveshjes së arritur që nënkupton ndërprerjen e veprimtarisë, mbylljen e lokacioneve të veprimit dhe dorëzimi i uniformave dhe pajisjeve operative të tyre sipas rregullave ndërkombëtare.

Gjithashtu u bisedua për integrimin e individëve serbë, që dëshirojnë të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës shprehur gatishmërinë për procesin e integrimit në institucionet të ndryshme qeveritare në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës duke i respektuar kriteret ligjore dhe kualifikimet shkollore.

Zhbërja dhe integrimi duhen të ndodhin sa më shpejtë dhe se ky do jetë një kontribut për vendosjen e ligjit, rendit dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.

Me këtë proces i jepet fund prezencës së strukturave ilegale të serbe të sigurisë dhe së bashku me procesin zhbërjes së plotë të strukturave ilegale policore, ligjërisht dhe praktikisht përfundon praktika e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë, në sferën e sigurisë.

Bashkimi Evropian rikonfirmoi përkushtimin për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit për normalizim e cila si parim ka mosndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Në delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri morën pjesë edhe Dren Zeka – këshilltar kryesor politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Fisnik Rexhepi – këshilltar i lartë politik i Ministrit Rexhepi, Rashit Qalaj - zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Operativ i Policisë së Kosovës, Elona Cecelia – këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri dhe Besnik Osmani - Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)