Bisedimet teknike Kosovë - Serbi vazhdojnë të martën
Ajo ka theksuar se bisedimet dyditëshe të ekspertëve të dy palëve për sot kanë përfunduar dhe se do të vazhdojnë pas katër ditësh, përkatësisht të martën.
Qëllimi i dialogut teknik, gjatë të cilit është diskutuar çështjet e doganimit të mallit të dedikuar për veriun e Kosovës në vendkalimet kufitare të ngritura para pak javësh, ka qenë përgatitje e terrenit për raundin e ri të dialogut në nivel të lartë politik, i cili është caktuar për 17 janar. Në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç.