23 Dhjetor 2024

Bisedimet Prishtinë-Beograd në fillim të 2011

Bruksel, 2 tetor - Ministri i Tregtisë në qeverinë serbe, Slobodan Milosavlevic, ka deklaruar se Beogradi shpreson që bisedimet për çështjet teknike me Prishtinën të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

“Parashikimi im është se bisedimet do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm, sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha ai agjencisë Reuters pas takimit me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ministri serb u shpreh se palët duhet të diskutojnë edhe për çështje të tregtisë, çka sipas tij, Kosova është një treg me rëndësi për shtetin serb.

“Kosova është një treg i rëndësishëm për Serbinë, për shkak të afërsisë dhe për shkak se njerëzit nga Kosova janë blerës shumë të mirë të produkteve serbe”, ka thënë Milosavlevic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)