10 Janar 2025

Bisedimet nuk priten të fillojnë shpejt mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 26 maj - Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duket se nuk do të udhëhiqen më nga Robert Cooper.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, është duke kërkuar një diplomat tjetër në vend të tij.

“Dialogu nuk pritet të rifillojë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyra e Ashtonit është duke kërkuar një zyrtar të ri që e zëvendëson Cooperin”, ka thënë një zyrtar i BE’së për Express.

Por, diplomati britanik Robert Cooper, i kontaktuar nga kjo gazetë të premten, nuk ka dashur të flasë për këtë temë me arsyetimin se ende është në pozitën e lehtësuesit.

Në fakt ai as nuk e ka pohuar e as nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit nga pozita e mediatorit.

“Mund t’ ju them se ende jam këtu (në këtë pozitë). Momentalisht nuk jam në zyrë , nuk është momenti për të diskutuar. Faleminderit shumë”, ka thënë Cooper.

Diplomati britanik është emëruar si lehtësues i dialogut Prishtinë – Beograd dhe ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë për t`i koordinuar punët rreth takimeve trepalëshe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)