09 Janar 2025

Bisedimet nuk do të vazhdojnë për shkak të zgjedhjeve në Serbi

Bruksel, 27 shkurt - Derisa të zgjidhet pushteti i ri në Beograd, dialogu mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviçit nuk do vazhdojë.

Këtë e ka konfirmuar Robert Cooper, i zgjedhuri i kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, për të ndërmjetësuar mes delegacionit kosovar dhe atij serb në të ashtuquajturin dialog teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke folur përmes telefonit, Robert Cooper ka kujtuar mosnisjen e dialogut në kohë zgjedhjesh në Kosovë, ndërsa të njëjtën hapësirë do t`iu lejojë edhe politikanëve serbë.

“Ne kemi pasur 9 raunde bisedimesh të suksesshme, me disa marrëveshje shumë të rëndësishme të arritura. Mirëpo, pas raundit të 9-të, do ketë një pauzë për dialogun, për shkak se në Serbi do ketë zgjedhje. Ju e dini që të njëjtën gjë kemi bërë kur ishin zgjedhjet në Kosovë, tani do të kemi një pauzë për shkak të atyre në Serbi, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Cooper.

Dialogu i filluar në mars të vitit të kaluar nuk ka qenë aspak i lehtë për të dyja palët, por as për ndërmjetësuesin Cooper. Ai është dashur shumë herë të udhëtojë në Beograd e Prishtinë për të parë nëse qëndrimet janë afruar mjaft, që më pas t`i ftojë delegacionet në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)