18 Maj 2024

Bisedimet mes Kosovë dhe Serbisë vazhdojnë edhe sot

Bruksel, 1 dhjetor - Bisedimet ndërmjet delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë përfunduan pa ndonjë rezultat konkret, por palet janë dakorduar që bisedimet të vazhdojnë edhe sot.

Përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë kanë bërë të ditur se pas 12 orë negociatash intensive në Bruksel, palët janë „pranë marrëveshjes“, për bashkëmenaxhimin e pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët poashtu janë „pranë një marrëveshjeje“ edhe për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale. Por për asnjërën prej këtyre çështjeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Shefja e delegacionit të Prishtinës, Edita Tahiri deklaroi pas takimit se gjatë ditës është biseduar „për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë“. Janë paraqitur edhe disa ide konkrete, por rezultatet kanë munguar“.

Kosova insiston që problemi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet sipas modelit evropian të menaxhimit të integruar të kufijve.

„Fakti që bisedimet duhet të vazhdojnë, tregon se nuk është arritur ndonjë marrëveshje“, tha Tahiri duke shtuar se sot do të bisedohet edhe për çështjen e telekomunikacionit, furnizimit me energji dhe përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. Zëvendëskryeministrja e Kosovës edhe një herë akuzoi Beogradin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara më parë.

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit përfunduan bisedimet në Bruksel pa ndonjë rezultat konkret. Palët deklaruan se negociatat vazhdojnë edhe të enjten, ndonëse ishte parashikuar që ato të zgjasnin vetëm një ditë.

Përfaqësuesit e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit bën të ditur se pas 12 orë negociatash intensive në Bruksel, palët janë „pranë marrëveshjes“, për bashkëmenaxhimin e pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët poashtu janë „pranë një marrëveshjeje“ edhe për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale. Por për asnjërën prej këtyre çështjeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Shefja e delegacionit të Prishtinës, Edita Tahiri deklaroi pas takimit se gjatë ditës është biseduar „për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë“. Janë paraqitur edhe disa ide konkrete, por rezultatet kanë munguar“.

Kosova insiston që problemi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet sipas modelit evropian të menaxhimit të integruar të kufijve.

„Fakti që bisedimet duhet të vazhdojnë, tregon se nuk është arritur ndonjë marrëveshje“, tha Tahiri duke shtuar se nesër paradite do të bisedohet edhe për çështjen e telekomunikacionit, furnizimit me energji dhe përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. Zëvendëskryeministrja e Kosovës edhe një herë akuzoi Beogradin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara më parë.

Ndërsa shefi i delegeacionit serb, Borisllav Stefanoviç tha se janë hedhur disa propozime nga ana e Beogradit për tejkalimin e dallimeve rreth kësaj çështjeje, por Prishtina ka ngulur këmbë që kufiri të jetë kufi shtetëror që është e papranueshme për Serbinë.

Bisedimet po zhvillohen pak ditë para se të merret vendimi nëse Serbisë do t`i jepet apo jo statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por, kusht është përparimi në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën që nënkupton shtendosjen e situatës në veriun e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)