Bisedimet me Kosovën kusht për anëtarësimin e Serbisë
Beograd, 26 mars - Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet tashmë të ditura për Serbinë, në mënyrë që ky vend të marrë datën e fillimit të negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian për Serbinë Vensan Dezher për agjencinë serbe të lajmeve Beta.
Dezher ka shtuar se me dhënien e statusit të kandidati për Serbinë është bërë një hap i madh, por sipas tij, Serbia duhet vazhdojë edhe më tej dialogun me Kosovën në mënyrë që të marrë dhe datën e fillimit të negociatave.
Temat e radhës në dialogun me Kosovën do të jenë energjetika dhe telekomunikacioni.
Dezher tha gjithashtu se Serbia duhet të respektojë dhe përmbush, mes tjerash, tashmë marrëveshjet e arritura.