25 Dhjetor 2024

Bisedimet, kryenegociatori serb takon presidentin Tadiç

Beograd, 19 prill - Kreu i ekipit negociator të Serbisë ka diskutuar me presidentin Boris Tadiç hapat e mëtejshëm në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takim merrnin pjesë dhe ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Stefanoviç deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.

\"Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme\", tha Stefanoviç. Ai shtoi se \"hapat  janë shumë urgjentë pasi çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë\".

Kryenegociatori serb i ka cilësuar çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës si shumë delikate, përfshi këtu \"çështjen e kartave të identitetit dhe pashaportave, lirisë së lëvizjes, furnizimin me energji elektrike për serbët në Kosovë si dhe telefoninë celulare\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)