10 Janar 2025

Bisedimet Kosovë - Serbi priten të rinisin në gusht

Beograd, 16 korrik - Nga muaji i ardhshëm pritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nën drejtimin e BE-së në Bruksel.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta “Novosti” e cila i referohet burimeve diplomatike evropiane dhe gatishmërisë së qeverisë së re serbe për të vazhduar negociatat me Kosovën.

Sipas gazetës, Serbia synon negociatat me qëllim që të mund këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe raport pozitiv në muajin tetor.

Rekomandimet e Bashkimit Evropian janë që Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe zgjidhjen e problemeve teknike.

Një zyrtar evropian në BE ka theksuar se vështirë është që negociatat të nisin shumë shpejt për shkak se pritet zgjedhja e qeverisë së re, zgjedhja e ekipit të ri negociator dhe përcaktimi i temave të negociatave.

Maja Kocijancic, një nga zëdhënëset e BE-së deklaroi për “Novosti” se vazhdimi i negociatave do të bëhet i qartë pas formimit të Qeverisë së re”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)