07 Maj 2024

Bisedimet Kosovë - Serbi nisin në nëntor

Prishtinë, 15 tetor - Fillimi i muajit nëntor mund t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve.

Kryenegociatorja e Kosovçs Edita Tahiri ka thënë se pala serbe do të dorëzohet para presionit të BE-së për të rinisur dialogun për energjinë, telekomin dhe bashkëpunimin rajonal.

Me gjithë kërkesat e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk pritet që këtë muaj të rifillojnë dialogun teknik për çështjet e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ky paralajmërim vjen nga Shefja e Ekipit Negociator, Edita Tahiri, e cila ka thënë se kjo çështje varet nga presioni diplomatik i Brukselit.

“Mendoj, ndoshta fillimi i nëntorit mund të jetë një kohë e përshtatshme për vazhdimin e raundit të radhës”, tha Zëvendëskryeministrja Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)