Bisedimet Kosovë-Serbi nisin më 18 dhjetor
Romë, 2 dhjetor - Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit do të fillojnë më 18 dhjetor.
Lajmi bëhet publik nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, e cila i referohet mediave serbe.
Sipas medieve serbe, të cituara nga Ansa, javët e fundit SHBA-ja dhe vendet e BE-së (Gjermania, Franca, Britania dhe Italia) i kanë kërkuar kryeministrit në ikje Hashim Thaçi për të filluar dialogun me Beogradin para zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Thaçi citohet të ketë refuzuar, duke thënë se "kjo do të ketë një ndikim negativ në fushatën e tij".