23 Dhjetor 2024

Bisedimet Kosovë-Serbi në agjendë të udhëheqjes hungareze

Budapest, 22 dhjetor - Forcimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe raportet e Serbisë me Kosovën do të jenë në axhendën kryesore të udhëheqjes hungareze gjatë mandatit gjashtë mujor të kryesimi të Bashkimit Evropian që fillon me 1 janar.

Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Janos Martonyi i cili do të kryesojë Këshillin e Ministrave të jashtëm të BE-së tha se tashmë ndihet i zhgënjyer për shkak të vonesës së fillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Do të dëshironim që ky dialog të fillonte me çështje neutrale teknike, pa prekur çështjen e statusit, ka thënë ai. Sipas tij, është shumë e rëndësishme të bisedohet, ndërsa kryesuesja e BE-së do të ofrojë ndihmën e vetë maksimale për këtë.

Ai theksoi Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar disa herë se do të ofrojë shërbime të mira në interesa të dialogut Prishtinë Beograd.

Ndërkohë, heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, dhënia e statusit të kandidatit për Malin e Zi, janë disa nga sukseset që Belgjika i llogarit si suksese të saj gjatë kryesimit gjashtë mujor të Bashkimit Evropian. Me 1 qershor të këtij viti Belgjika kishte marrë kryesimin e BE-së ndërsa me 1 janar përfundon këtë mandat, të cilin për gjashtë muajt e ardhshëm do ta marrë Hungaria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)