07 Janar 2025

Bisedimet Kosovë-Serbi, Brukseli preferon 23 janarin

Bruksel, 5 dhjetor - Autoritetet në Bruksel po vazhdojnë të negociojnë me përfaqësuesit e dy grupeve të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim që takimi i ardhshëm të jetë data 23 janar, si koha më e përshtatshme për të vazhduar dialogun.

Kështu ka bërë të ditur për “Zërin”, në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë nga Këshilli i Evropës.

Sipas tij, autoritetet në Bruksel janë në bisedime intensive këto ditë me të dyja palët veç e veç për të caktuar datën e bisedimeve dhe temat e debatit. Prandaj, sipas të njëjtit burim, u është lënë kohë e mjaftueshme që të dyja palët të përgatiten. Ky burim përmendi zhbllokimin e procesit, duke i mundësuar Kosovës që të marrë pjesë në takimet rajonale.

Ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, sipas të njëjtit burim, pret që java e fundit e këtij muaji të jetë vazhdimi i bisedimeve Kosovë- Serbi. Megjithatë, sipas tij, më saktësisht rreth kësaj date Brukseli do të tregojë publikisht gjatë kësaj jave, ose në fillim të javës së ardhshme.

Sido që të jetë, edhe palët e të dyja vendeve kanë pohuar se gjatë janarit, saktësisht pas datës 16 pritet të nisë raundi i ardhshëm i dialogut. Sipas tyre, përveç temës për përfaqësimet rajonale, pritet të diskutohet edhe për telekomunikacionin dhe energjetikën.

Udhëheqësja e delegacionit të Kosovë, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se nga mesi i muajit janar pritet të takohen në Bruksel me palën serbe. Por, sipas kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviç, për energjinë dhe telekomunikacionin do të diskutohet vetëm në rast se fillimisht bien dakort që Prishtina në takimet rajonale të mbështetet në Rezolutën 1244.

“Ky është kushti ynë, që të shkohet me tema të tjera. Prishtina duhet të heqë dorë nga kërkesa që përfaqësimi rajonal të mos mbështetet në Rezolutën 1244”, ka theksuar Stefanoviç.

Ai ka shtuar se tashmë pala serbe është duke i përgatitur disa propozime lidhur me këtë që do t`i paraqet në raundin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)