Bisedimet Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja
Bruksel, 2 dhjetor - Zëvëndeskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me palën serbe ne parim për menaxhimin e integruar te kufirit.
Tahiri tha se ne çdo moment pritet edhe finalizimi i kësaj marrëveshje. Ajo tha se Serbia ka marrë kritika nga BE-ja për mos bashkëpunim me Kosovën.
Zv/kryeministrja Tahiri, tha se kjo marrëveshje që është arritur ne parim është një zgjidhje karshi standardeve evropiane dhe në përputhje te Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshjet e arritura sipas Tahirit do te nënshkruhen nga te tria palët.
Nderkaq shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç tha se sipas propozimit të Beogradit gjatë ditës së sotme ka vazhduar edhe një raund i dialogut me qëllim që të gjendet një zgjidhje për kalimet administrative, siç u shpreh ai, dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Ai ka theksuar se delegacioni i Serbisë ka paraqitur disa propozime konkrete dhe të qarta, kështu që tani askush nuk mund ta akuzoj Beogradin se po pengon dialogun.
Lidhur me deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, se deri tani Serbia nuk ishte në gjendje të plotësoj kushtet e kërkuara nga BE-ja për statusin e kandidatit, zoti Stefanoviç tha se kjo do të thotë se deri tani Serbia nuk i plotëson kushtet, ndaj kjo është arsyeja që delegacioni serb është në Bruksel dhe po punon pë realizimin e saj .
Në këtë kuadër ai tha se është optimist lidhur me samitin e 9 dhjetorit të BE-së, në të cilin do të vendoset nëse do t`I jepet apo jo Serbisë statusi i kandidatit për pranim.