Bisedimet e Serbisë me Bashkimin Evropian janë debllokuar
Beograd, 5 qershor - Pasi Kroacia dha pëlqimin e vet me shkrim për hapjen e kapitullit të 23 nga bisedimet për anëtarësinë e Serbisë në Bashkimin Evropian, që bllokojë që nga muaji qershor ambasadorët nga vendet anëtare kanë arritur konsensus për zgjatjen e bisedimeve.
Tani Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë pozitën e vet të përbashkët për bisedimet me Serbinë. Duke pasur parasysh se, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare i hodhën poshtë kërkesat e Kroacisë, Serbia të anulojë ligjin për të drejtat regjionale të gjykatës për krime ushtarake dhe garantimin e të drejtave të pakicës kroate në parlamentin serb, Bashkimi Evropian mbase do të pranojë kërkesën shumë më neutrale Serbia të sigurojë mbrojtjen e plotë të të drejtave të pakicave.
Jo kërkesat kroate, por afria e madhe e Serbisë me Rusinë pengojnë për përparimin e saj në bisedimet me Bashkimin Evropian.