27 Dhjetor 2024

Bisedimet Beograd – Prishtinë, më 2 shtator

Beograd, 16 gusht - Dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të mbahet më 2 shtator në Bruksel, tha sot zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd, se Serbia do ta japë maksimumin për arritjen e kompromisit lidhur me vulat doganore, por nuk do t’i kaloj “vijat e kuqe”, njoftoi RFE.

Zoti Gjeliq, mëtutje theksoi se gjetja e zgjidhjes për vulat doganore dhe për pjesërmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale, janë kusht që Serbia ta fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)