Bin Laden së paku dy herë ka qëndruar në Ballkan
Sarajevë, 3 maj - Ideologu i vrarë i islamit radikal Osama bin Laden gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, së paku dy herë ka qëndruar në Ballkan, ndërsa dy vizitat e dokumentuara kanë ndodhur në vitin 1994 kur i vizitoi Sarajevën dhe Tiranën, shkruan Nezavisne novine në numrin e sotëm.
Vizitën e Bin Ladenit dhe takimin e tij me Alija Izetbegoviqin e zbuloi gazetarja e revistës gjermane Shpigel, e cila para zyrës së njeriut të parë të atëhershëm të pushtetit në Sarajevë e priste për intervistë dhe rastësisht hasi në Bin Ladenin.
Ai, në atë rast, siç shkruan gazeta nga Banja Lluka, i ka dhënë kartelëvizitë dhe i ka thënë se ka ndër mend në Bosnjë të sjellë vullnetarë muslimanë dhe i konfirmoi se ka pasaportë të Bosnjë e Hercegovinës.
Gjatë takimit mes Bin Ladenit dhe Alija Izetbegoviq, gjoja është bërë edhe bërë edhe një fotografi.