11 Janar 2025

Bill Clinton kandidat për çmimin Nobel

Oslo, 4 mars - Instituti Nobel në Oslo, ka njoftuar se një numër rekord prej 259 kandidatësh janë në garë për çmimin Nobel për Paqe në vitin 2013, po ashtu Instituti Nobel ka njoftuar se në mesin e kandidatëve është edhe ish-presidentit i Amerikës Bill Clinton.

Drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundestad, theksoi se tendenca që pothuajse çdo vit të ketë një numër më të madh të kandidatëve dëshmon për atë se çfarë interesimi mbretëron në botë për këtë çmim, duke shtuar se për çmimin që do të ndahet në tetor kanë kandiduar 209 individë dhe 50 organizata.

Lista e kandidatëve për çmimin Nobel mbahet e fshehtë, por propozuesit kanë të drejtë të publikojnë emrin e kandidatëve të tyre.

Këtë vit në mesin e kandidatëve më të njohur janë adoleshentja nga Pakistani, Malala, organizatat evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe udhëheqësi i Burmës, Tein Sein.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)