23 Dhjetor 2024

Bildt: Sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd

Stokholm, 9 dhjetor - Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, i ka ftuar Serbinë dhe Kosovën që sa më shpejtë të jetë e mundur të fillojnë dialogun, ndërsa e ka lavdëruar Serbinë për përparimin e bërë në afrim të BE-së.

Pas takimit që pati në Beograd me homologun e tij serb, Vuk Jeremic, Bildt ka thënë se duhet të priten së pari zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë dhe më pas të fillojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bildt, sipas Telegraf, i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se ende ka çështje të pazgjidhur, që janë si parakushte për integrim në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)