Bildt: Ndarja e Kosovës sështë opsion
Stokholm, 17 tetor - Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se ndarja e Kosovës nuk është opsion për Bashkimin Evropian.
Ajo çfarë është e qartë nga ana jonë, është se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Kam dëgjuar nga Beogradi deklarata shqetësuese në këtë drejtim. Mendoj se është e rëndësishme që zyrtarët serbë të kuptojnë se ky është një qëndrim i rëndësishëm, ka thënë Bildt për mediat serbe.
I pyetur se kush do të takohet dhe do ti caktojë detajet e negociatave të mëtejshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bildt ka thënë se do të ketë kontakte të nivelit të lartë në ditët e ardhshme.