18 Maj 2024

Bildt kërkon bisedime rreth veriut

Stokholm, 26 nëntor - Nëse Bashkimi Evropian e pranon propozimin e ri të ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, veriu i Kosovës do të hidhet për diskutim në dy tryeza politike: njëra është tavolina e dialogut me ndërmjetësim të Robert Cooperit, në Bruksel, dhe tjetra është tavolina e dialogut të strukturuar të BE-së me Kosovën.

Në një letër që shefi i diplomacisë suedeze ia ka dërguar përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe komisionerit për Zgjerim, Stefan Fuele, insistohet që veriu i Kosovës sot është më i ndarë se që ka qenë ndonjëherë më parë, dhe se si pasojë BE-ja tani ndodhet përpara një sfide të dyfishtë: të insistojë në refuzimin e ndarjes së Kosovës, por edhe të jetë realiste rreth zgjidhjes për veriun.

Në letër, një kopje të së cilës “Koha Ditore” e ka siguruar përmes burimeve diplomatike, Bildt kërkon që dialogu në Bruksel të modifikohet për të adresuar veriun e Kosovës “përtej çështjeve të ngushta teknike”.

“Një rrugë përpara pa dyshim qëndron në dialogun e mëtutjeshëm rreth veriut mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe unë besoj se koha ka ardhur që të lëvizim përtej çështjeve ngushtë të definuara teknike”, thuhet në letrën e Bildtit, e cila bart datën 17 nëntor 2011.

Njëkohësisht, Bildt kërkon që pavarësisht nga dialogu në Bruksel, Komisioni Evropian të iniciojë edhe një dialog të strukturuar me Kosovën për të adresuar veriun e vendit, meqë, siç thotë ai, kërkohet “një shtrirje më e mirë dhe më e madhe e dorës ndaj komunitetit serb të Kosovës”.

Disa diplomatë në BE i kanë thënë Kohës Ditore para pak ditësh se angazhimin aktiv personal të ministrit Bildt e shohin si përpjekje që përmes bartjes së përgjegjësisë për situatën në veri te Prishtina, të shfajësojë Serbinë dhe t’i kundërshtojë argumentet atyre vendeve të cilat duan ta shfrytëzojnë situatën në veri si argument për të mos dhënë statusin e kandidatit Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)