11 Janar 2025

Bildt bën thirrje për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Stokholm, 17 prill - Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, e cila njhëerësh “është edhe kusht për përparimin e tyre evropian”.

Duke folur për takimin e sotëm në Bruksel, Bildt ka thënë se kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë nuk kanë nevojë të zgjidhin të gjitha çështjet, porse “marrëveshja për statusin e komunave serbe në veri të Kosovës është kyçe për fillimin e bisedimeve me Brukselin”.

“E kam të qartë brengën e Serbisë për serbët në veri të Kosovës, por marrëveshja me Kosovën është ajo që hap rrugë”, ka thënë Bildt, transmetojnë mediat serbe.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq, janë duke u takuar sot në Bruksel për të nëntën herë me radhë, në praninë edhe të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)