Biden uron Daçiqin për marrëveshjen e arritur me Kosovën
Washington, 16 maj - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, mbrëmë vonë në Washington.
Biden e ka përsëritur përkushtimin Shteteve të Bashkuara për partneritettë fuqishëm bilateral dhe në rritje me Serbinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një kumtese.
Mëtutje në kumtesë theksohet se Joe Biden e ka uruar kryeministrin Daçiqi, për arritjen e një marrëveshje iniciale për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo marrëveshje e mbanë premtimin evancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet dhe siguron të ardhme paqësore dhe prosperuese për shtetasit e tyre, thuhet në kumtesë, dhe shtohet se kryeministri Daçiq dhe qeveria e tij kanë treguar lidership dhe bindje në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm.
Zëvendëspresidenti Biden ka theksuar rëndësinë që Serbia dhe Kosova të lëvizin përpara në mënyrë të shpejtë, për ti plotësuar përkushtimet e veta nga dialogu dhe për implementimin e plotë të marrëveshjes.
Biden i inkurajon Serbinë dhe Kosovën ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ti lëvizur vendet e veta përpara, thuhet në fund të kumtesës së Shtëpisë së Bardhë.