26 Dhjetor 2024

Biden përshëndet marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 7 korrik - Zëvendës Presidenti i SHBA-së, zotëri Joseph Bden, i ka telefonuar të mërkurën,  Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për 50 minuta.

Biseda zyrtare  ishte shumë miqësore dhe u diskutuan temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës dhe proceset e demokratike.
 
Në vazhdimësi të bisedës së shkurtër në Romë, më 2 Qershor, Zëvendës Presidenti Joseph Biden dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike.

Zëvendës Presidenti e ka përgëzuar sërish zgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe demokracinë shumëetnike të Kosovës.

Biden  i ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në takimet e 2 Korrikut në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar përparimin e mëtejmë ndërmjet palëve rreth çështjeve që mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve.

Zëvendës Presidenti Biden dhe Presidentja Jahjaga kanë biseduar, gjithashtu, për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vazhdimin e reformave  të brendshme në Kosovë, duke vënë në dukje se ato janë fundamnetale për inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)