Biden paralajmëron presidentin rus nëse përfshihet në aktivitete të dëmshme
Londër, 10 qershor - Presidenti i SHBA-së, Joe Biden paralajmëroi homologun e tij rus se Moska do të përballet me përgjigje të fortë nëse përfshihet në aktivitete të dëmshme.
Biden iu adresua personelit të Forcave Ajrore Amerikane dhe familjeve të tyre në bazën ushtarake RAF Mildenhall në Suffolk, Britani në vizitën e tij të parë jashtë vendit si president për të marrë pjesë në Samitin e G7 që do të mbahet në qytetin britanik Cornwall.
Ai tha se SHBA-ja do të bashkëpunojnë me Evropën për të kapërcyer problemet e vështira dhe çështjet që janë më të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
Duke theksuar se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e kontakteve të tij, Biden nuk zbuloi ndonjë të dhënë mbi përmbajtjen e takimit të tyre.
Ai nënvizoi se SHBA-ja nuk ndjek tensione me Rusinë dhe përkundrazi dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme.
Biden tha se planifikon t'i thotë homologut të tij rus se shkelja e sovranitetit të demokracisë në SHBA, Evropë dhe vende të tjera do të ketë pasoja.
Presidenti amerikan më 10 qershor do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe mbretëreshën Elizabeth II më 13 qershor përpara se të shkojnë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Më 14 qershor do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, ku do të takohet me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdoğan.
Biden po ashtu do të marrë pjesë në Samitin SHBA-BE më 15 qershor në Bruksel dhe do të takohet me presidentin rus Putin në Gjenevë, Zvicër më 16 qershor.