23 Dhjetor 2024

Biden i kërkon regjimit të Lukashenkos lirimin e të burgosurve politikë

Washingon, 21 korrik - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar me forcë regjimit të Lukashenkos për të lejuar një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet e 23 majit si edhe lirimin e të burgosurve politikë të vendit.

Shtëpia e Bardhë i kërkon me forcë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë si edhe angazhimin për një dialog të gjerë politik me udhëheqësit e opozitës.

”Kjo do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme nën monitorimin e OSBE”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Këto deklarata Shtëpia e Bardhë i bëri pas takimit mes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)