23 Janar 2025

Betohet qeveria e re egjiptiane

Kajro, 17 qershor - Qeveria e re egjiptiane, ka bërë betimin me në krye presidentin e saj të ri, Abdel Fattah al-Sissi, ish-shef i ushtrisë, zgjedhur një vit pas rrëzimit të islamikut, Mohamed Morsi.

Kryeministri, Ibrahim Mahlab së bashku me 34 ministrat, bënë betimin para presidentit me popullaritetin më të lartë në botën arabe, gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërsëdrejti në stacionet televizive.

Janë betuar edhe tre zëvendës kryeministrat mes të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes dhe shef i Forcave të Armatosura, Abdel Fattah el Sissi, i cili drejtoi operacionin që çoi në dorëheqjen e ish-presidentit të rrëzuar me grusht shteti, Mohamed Morsi.

Ndryshimi më i dukshëm është largimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nabil Fahmi, i cili është zëvendësuar nga ambasadori në Uashington, Sameh Choukri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)