10 Janar 2025

Betohet presidenti Bujar Nishani

Tiranë, 24 korrik - Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikes zoti Bujar Nishani.

"Betohem! Zoti më ndihmoftë!", ishin fjalet e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit. Presidenti Nishani, ne fjalen e rastit ne podiumin e Kuvendit shprehu kenaqesine per marrjen e postit pikerisht ne 100-vjetorin e Pavaresise.

"Shqiperia ka mjaft sfida qe duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u perket institucioneve tona. Presidenti i Republikes ka nje angazhim te rendesishem per te realizuar reformen ne fushen e drejtesise. Per fat te keq nje raport te theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit te drejtesise. Vendosja e ketij besimi do te jete hapi me i mire", tha Nishani.

Kreu i ri i vendit konfirmoi te gjithe vullnetin dhe gatishmerine per te qene nje partner i sinqerte per maxhorancen dhe opoziten. "Institucioni i Presidences do t'i kete te hapura dyert si per maxhorancen, ashtu edhe per opoziten, per shkembimin e pikepamjeve ne interes te vendit.Qellimi yne eshte i njejte, ta bejme vendin tone me te mire, ta bejme jeten e qytetareve tane me te qete, me njerezore dhe me te qete", u shpreh Nishani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)