Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Prishtinë, 11 gusht - Miliona besimtarë myslimanë në të gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka bërë të ditur për të gjith besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është sot.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami - Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Namazi i Kurban - Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.