Berluskoni, politikani më i pasur në Itali
Romë, 16 mars - Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni është politikani më i pasur në Itali me 23 milionë euro të ardhura në vitin 2009.
Parlamenti i Italisë sot e shpalli listën e pasurisë së politikanëve, të cilën e kryeson Berluskoni me të ardhura shumë më të mëdha se zyrtarët tjerë.
Ministri më i pasur është ministri i Mbrojtjes, Ignacio Rusa, i cili ka raportuar të ardhura prej 517 mijë euro.
Politikanë "më i varfër" është ministri i Ekonomisë, Xhulio Tremonti, i cili në mënyrë të "pashpjegueshme" ka fituar 39.672 euro në vitin 2008, krahasuar me 4.5 milionë euro në vitin 2007.