Berluskoni paralajmëron dorëheqje

Romë, 9 nëntor - Kryeministri italian Silvio Berluskoni paralajmëroi dorëheqjen e tij. 75 vjeçari i përfshirë nga një numër skandalesh seksuale dhe korrupsioni theksoi megjithatë se së pari do të duhej të miratohej ligji i stabilitetit për të cilin këmbëngul Bashkimi Evropian.
Me deklaratat e tij Berluskoni i konfirmoi të dhënat e e presidentit të vendit, Giorgio Napolitano.
Sipas një deklarate të Presidencës thuhet se: \"Kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të japë dorëheqjen vetëm pas miratimit nga Parlamenti të masave buxhetore dhe reformave ekonomike të premtuara në Bashkimin Evropian, për të shmangur përhapjen e krizës në zonën euro\".
Më parë një votim në Parlamentin e Romës kishte treguar se Berluskoni nuk ka më shumicën e qeverisë. Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej, ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin në Dhomë e Ulët të Parlamentit. Rezultatet tregojnë se kryeministri Berluskoni ka marrë më pak se gjysma e votave të Dhomës së Ulët.
Pavarësisht se opozita nuk votoi, shumë deputetë të koalicionit qeverisës së kryeministrit nuk morën pjesë në votim. - Italia është e zhytur në borxhe të larta dhe duhet të paguajë vazhdimisht kamata të larta për paratë që merr.
Pas njoftimit të Berluskonit për tërheqjen e tij nga posti, në New York bursa u mbyll me fitime.