15 Janar 2025

Berluskoni dënohet të bëjë punë në komunitet

Milano, 15 prill - Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni duhet të bëjë një vit punë shërbim në komunitet për mashtrim me taksat. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Milano.

Berluskoni është dënuar për shmangie taksash në lidhje me të drejtat e transmetimit televiziv në kompaninë e tij Mediaset.

Alternativa tjetër e shërbimit në komunitet është arresti shtëpiak. Nuk është ende e qartë se për çfarë lloj shërbimi në komunitet bëhet fjalë.

Gjykata pritet që të bëjë një komunikatë lidhur me detajet e vendimit jo më vonë se dita e sotme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)