09 Janar 2025

Berluskoni deklaron 48 milionë euro të ardhura për vitin 2011

Romë, 20 mars - Ish-kryeministri Silvio Berluskoni, një nga italianët më të pasur, ka deklaruar 48 milionë euro të ardhurash të tatueshme për vitin 2011, shumë më tepër se pasardhësi i tij, Mario Monti, i cili ka deklaruar 1,5 milionë euro.

“Berluskoni deklaroi ekzaktësisht 48,18 milionë euro të ardhurash në vitin 2011, rreth tetë milionë më tepër se një vit më parë”, theksojnë informacionet mbi të ardhurat e politikanëve të bëra publike sot nga Dhoma e Deputetëve.

Mes ndryshimeve në trashëgiminë e tij, ai tregoi blerjen e një vile në Lampedusa, ishulli i vogël italian, që u përfshi nga një valë klandestinësh verën e kaluar.

Ai u kishte premtuar para banorëve, gjatë një vizite, për të blerë një shtëpi në vend si provë të përkushtimit kundrejt ishullit dhe problemeve të tij.

Nga ana tjetër, ai ka shitur një tokë, që kishte në ishullin Antigua, në Karaibe, ku ende zotëron një tokë tjetër dhe një vilë.

Në lidhje me pasurinë e tij të përgjithshëm, Silvio Berluskoni është tani, sipas faqes së internetit të revistës “Forbes”, italiani i gjashtë më i pasur, duke mbajtur bashkë me familjen e tij një trashëgimi prej 5,9 miliardë dollarë, çka e vendos atë në vendin e 169-të në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)