13 Janar 2025

Berlusconi akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve

Romë, 13 shkurt - Procesi i ri gjyqësor kundër ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi filloi të martën në Napoli. Këtë herë ai akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve në vitin 2007 me qëllim të minimit të pozitave të qeverisë së Romano Prodi.

Një nga përfituesit e ryshfetit ishte Sergio De Gregorio, i cili përfaqësonte partinë \"Italia e Vlerave\" në parlament. Ai pranoi se ka marrë nga Berlusconi 3 milionë € për daljen e tij nga koalicioni i qendrës së majtë të Prodi.

Për pasojë Prodi humbi mbështetjen e shumicës në parlament, çka çoi në krizë qeveritare dhe zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit 2008, si rezultat i të cilave Silvio Berlusconi u bë kryeministër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)