Berlini nuk do të ndërmjetësojë në Damas
Berlin, 8 tetor - Qeveria gjermane e hodhi poshtë kategorikisht kërkesën siriane për një rol ndërmjetësues të Berlinit.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle e refuzoi ofertën siriane.
\"Ne kemi të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Lakhdar Brahimi, dhe mbështesim me të gjithë forcën përpjekjet e tij për ndërmjetësim për një zgjidhje politike,\" tha ai gjatë një vizite në Afganistan.
Westerwelle kritikoi gjithashtu deklaratat e Assadit që mohon se ka përdorur gaz helmues në Siri: \"Mohimet dhe hedhjet poshtë nuk janë sigurisht të përshtatshme për të përgatitur terrenin për një zgjidhje paqësore në Siri,\" ka deklaruar ministri i jashtëm.(DW)