Berlini këkron nga Turqia zbardhjen e akuzave për korrupsion
Berlin, 29 dhjetor - Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje Ankarasë të zbardhë akuzat për korrupsion, që rëndojnë mbi qeverinë, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte provë për demokracinë turke.
Ne kemi besim në forcën e shtetit turk për të hedhur dritë mbi dyshimet për korrupsion që janë bërë tashmë publike, pa kursyer askënd, deklaroi zyrtari i larte gjerman për gazetën Bild am Sonntag. Aftësia e Ankarasë për të zgjidhur çështjen do të jetë një test për çdo politikë që i kërkohet shtetit ligjor, theksoi ai.
Ne gjermanët do të mbikëqyrim zhvillimet në Ankara dhe në Stamboll, shtoi ministri duke e cilësuar Turqinë si partner shumë të rëndësishëm për Berlinin. Në këtë rajon, ku Lindja e Mesme është e prekur nga krizat dhe konfliktet, ne kemi nevojë për një shtyllë të fortë të stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm të Turqisë, theksoi ai.
Turqia, sot ballafaqohet me vështirësi pasi qeveria e kryeministri Rexhep Tajip Erdoan është e njollosur nga një skandal korrupsioni.
Gjermania ka komunitetin më të madh turk jashtë Turqisë me rreth tre milionë banorë.