Berisha vlersoi lartë kontributin e dhënë nga Adem Jashari
Tiranë, 5 mars - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vlersoi sot kontributin e dhënë nga Adem Jashari dhe familja e tij në pavarësinë e Kosovës.
Në një ceremoni përkujtimore në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh për mediat se komandanti legjendar shndrroi Prekaz në trurin e dytë të shqiptarëve.
"Përulje para komandantit legjendar. Burri që me trimëri shndrroi Prekazin në trurin e dytë të shqiptarëve. Në këtë vjetor vepra e ndritur e Jasharit dhe familjes së tij shkëlqen më shumë se kurrë", theksoi ai.
Shqiptarët sipas tij festuan 100-vjetorin me kokën lartë gjë e cila pa heroizmin e Adem Jasharit dhe të gjithë familje së tij do të ishte e pamundur."
"Kosova festoi vjetorin e pavaresisë së saj në themel të të cilit qëndroi sakrifica e burrit që ra për tu bërë i pavdekshëm. Sot nderimi është për mijëra e mijëra vajza dhe djem të Kosovës të cilët bënë luftën më të vështirë dhe heroike në të cilën cliruan Kosovën" u shpreh Berisha.