11 Janar 2025

Berisha: Vendimi për shtetësinë gjatë kësaj jave

Tiranë, 10 dhejtor - Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj zhvilloi një vizitë në Shqipëri.

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Berisha e ka quajtur vizitën e tij historike, po aq sa edhe vendimin i Hagës për pafajësinë e tij.

“Kjo vizitë është ngjarje shumë e rëndësishme. Haradinaj si komandat i luftës çlirimtare të Kosovës ka luajtur një rol themelor në lirinë e shqiptarëve dhe lirinë kombëtare. Liria kombëtare është vendosur vetëm me çlirimin e Kosovës”, tha Berisha.

Kryeministri shqiptar dhe kryetari i AAK-së iu përgjigjën interesimit të gazetarëve për dhënien e shtetësisë shqiptare, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, duke e cilësuar vendimin si zbatim i një të drejte të munguar për qytetarët, raporton BW.

Ai nënvizoi se vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare do të miratohet gjatë kësaj jave nga qeveria, në përputhje me ligjin ekzistues.

“Qëllimet e mia ndaj shtetësisë për shqiptarët kudo që janë, jam i bindur që kontribuojnë më shumë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Nga ana tjetër këto qëndrime janë adaptuar nga disa vende të BE. Maqedonasit nuk kanë probleme për zgjedhje identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarët. Bullgaria mike u jep shtetësi atyre qytetarëve që duan të marrin shtetësi bullgare. Nuk e ka bërë këtë në mënyrë absolute as për pretendim territorial ndaj Maqedonisë, përkundrazi”, u shpreh kryeministri.

“Sapo unë u deklarova për shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, u përballa jo vetëm me reagimin e albanofobeve, por edhe të mediave shqiptare, të cilave do t’iu kujtoj lexoni dekretin e ish- presidentit Berisha të vitit 1992. Fjalë për fjalë, kisha riprodhuar dekretin pikë për pikë në deklaratën time. Në atë kohë nuk kishte reagim. Duhet të kuptoni se shqiptarë janë të gjithë, edhe ata të diasporës. Historia nuk duhet mohuar”, vijoi kryeministri.

Ndërkaq, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj theksoi se është e drejtë e bashkëkombësve, kudo që jetojnë, të mund të marrin shtetësinë shqiptare.

“U jepet një e drejtë e tyre, është e drejtë e tyre për ta shfrytëzuar. E shoh vetëm si zbatim i një të drejtë të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të vitit 1913”, u shpreh Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)