Berisha uron presidenten Jahjaga dhe e fton në Tiranë
Tiranë, 8 prill - Kryeministri Berisha ka uruar Atifete Jahjagin me rastin e marrjes së postit të Presidentes së re të Kosovës.
Në urimin drejtuar presidentes së re të Kosovës, kryeministri Berisha ka shprehur besimin se kontributi i saj do të jetë themelor në konsolidimin mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe në shndërrimin e saj në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.
Dëshiroj t`iu siguroj për angazhimin tim dhe atë të qeverisë shqiptare për forcimin më tej të mardhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes të dy vendeve tona dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit në rrugën e paqes dhe prosperitetit, jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik, tha kryeministri Berisha.
Berisha konfirmoi gjithashtu ftesën për ta pritur sa më shpejt në Tiranë presidenten e Kosovës